osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aeroporti i Kukësit me koncesion: Vlera e investimit 8 milion euro

Aeroporti i Kukësit me koncesion: Vlera e investimit 8 milion euro

Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë ka dhënë detaje rreth procedurës konkuruese për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit.

Përmes një deklarate për mediat, ministria bën me dije se “Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është: Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh”.

“Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik në këtë procedurë konkuruese ka përfunduar me datë 20.12.2018.

Komisioni, pas hapjes së ofertave konstaton se ka paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një operator ekonomik dhe më konkretisht bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.

Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik.

Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.

Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është: Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.

Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të informojë median dhe opinionin publik në lidhje me vendimmarrjet e mëtejshme të komisionit në këtë procedurë konkuruese.” – thuhet në deklaratën e ministrisë.