osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse është mërzitur Lulzim Basha nga bllokimi i 613 kg kokainë?

Pse është mërzitur Lulzim Basha nga bllokimi i 613 kg kokainë?

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha ka dalë sërish sot në një prononcim për mediat dhe ka sulmuar punën e policisë e cila dje pas një aksioni spektakolar arriti të bllokojë 613 kg kokainë me një vlerë 180 milionë dollarë. Goditja që policia i bëri krimit dje, renditet ndër më të mëdhatë e bëra ndonjëherë ndaj edhe pasqyrimi i këtij aksioni ishte i plotë në të gjitha mediat ndërkombëtare si një histori suksesi dhe pune të mirë në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Nuk ndenjën pa reaguar edhe SHBA-të që përgëzuan policinë dhe Shqipërinë për hapat pozitivë në luftën ndaj krimit dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre të pakursyer në këtë drejtim. BE gjithashtu përshëndeti aksionin e policisë duke u shprehur “Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar”.

Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali Federico Cafiero De Raho gjithashtu përgëzoi institucionet për punën duke theksuar se ky aksion është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm.

I vetmi që sulmoi policinë dhe qeverinë që në momentin e parë të publikimit të aksionit të policisë ishte Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. I cili përpos faktik që është në kundërshtim me të gjithë partnerët e mësipërm ka edhe një gabim të madh logjik në argumentin e tij.

Sipas Bashës, qeveria paska porositur kokainën dhe më pas ka bërë bllokimin e saj duke humbur 180 milionë euro. Logjika nul e Bashës në fakt tregon se lepuri mund të flejë në tjëtër vend.

Për sa kohë i vemti që i qan hallin trafikantëve të kokainës sot është Lulzim Basha, i bie që i lidhur me këta trafikantë të jetë Lulzim Basha?

Për sa kohë i vetmi që sulmon policinë pse kap dhe bllokon një sasi rekord kokaine duke dëmtuar rëndë trafikantët, është Lulzim Basha, i bie që i vetmi i dëmtuar në këtë histori është ai?

E në mos qoftë kjo e vërteta, atëherë me logjikë të thjeshtë i bie që Basha është i paaftë dhe nuk ka asnjë argument për të bërë opozitë serioze ndaj dhe bën të tilla gafa që e nxjerrin jo vetëm të pabesueshëm, por të bëjnë të mendosh mos ai vetë ose rrethi i tij politik është i përfshirë në të tilla trafiqe, për sa kohë i mbron me aq ëndje.

Të sulmosh policinë nuk është kurrë e shëndetshme për një demokraci, pasi kemi të bëjmë me rendin dhe sigurinë publike. Por ta sulmosh policinë edhe kur kryen një operacion spektakolar të përmasave të tilla si ai i djeshmi, është të duash të dalësh qesharak në rastin më të mirë ose i përlyer në atë më të keqin.

Nëse Bashës apo rrethit të tij i janë prishur pazaret nga super aksioni i djeshëm dhe kanë nxjerrë kryedemokratin të sulmojë policinë është një problem më vete që kërkon hetim. Ama, në rast se nga paaftësia e tij për të bërë opozitë reale del dhe këput të tilla brroçkulla duke sulmuar policinë pse bën punën e saj, PD vetë duhet të ripozicionohet nga kryetari i saj nëse nuk do të bëhet edhe më shumë gaz i botës.