osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kat pa leje, Veliaj: Bashës të hënën i shkon gjoba dhe vendimi për prishje

Kat pa leje, Veliaj: Bashës të hënën i shkon gjoba dhe vendimi për prishje

Veliaj tha sot në mbledhje të Këshillit Bashkiak se Lulzim Basha i ka dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati mbi apartamentin e tij pa paguar taksa, kur drejtonte bashkinë e kryeqytetit. Ai ka paralajmëruar se do ta gjobisë për këtë gjë dhe do të kërkojë prishjen e ndërtimit.

“Për ata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar”, deklaroi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku paralajmëroi vendim për prishje të katit shtesë.

“Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në prokurori, patjetër. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. Njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë ndërton pa leje,” tha kryebashkiaku.