Dashamir Shehi e ka marrë me humor thirrjen e Sali Berishës, për të rrëmbyer armët.
Ai tha se kjo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht, pasi Berishës nuk i flet logjika, por pasioni.
“Lëreni këtë muhabet tani, ne që jemi këtu nuk i kemi marrë armët kur ishte për t’i marrë”, tha Shehi.
Deputeti demokrat, si zakonisht ka mbajtur një fjalim të fortë. Ai ka thënë se:
“Në këtë sallë jemi shumë njerëz që kemi vjedhur.
Në këtë sallë ka më shumë pasanikë sesa mund të ketë parlamenti i një vendi të varfër!
Edhe në Itali ka mafie, por atje luftohet, kurse këtu është ulur këmbëkryq!”