Një tjetër sasi droge është kapur sot, në Igumenicë të Greqisë. Operacioni është kryer pas mesnatës së kaluar, ku është ndaluar gomonia me 36 pako, në të cilat janë gjendur 424 kg marijuanë.
Policia ka vënë në pranga skafistin shqiptar, një-42 vjeçar. Shqiptari është arrestuar teksa ka tentuar të nxjerrë drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg. Burime të Report Tv bëjnë me dije se operacioni është kryer nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku ka qenë pala shqiptare që ka sinjalizuar për gomonen me kanabis.