Nga Akil Ylli
Opozitaret, fiks mbas gjashte muajsh, mbasi u hallakaten neper ahengje e shetitje neper rruget e qyteteve, me parat e shqiptarve, ma ne fund u kthyen ne Parlament. Tashma, keta gjashtemujorshit e bojkoteve, na jane ba si lejet e lindjeve, me ndryshimin e vetem, se ketij binomi, “ujrat i plasin” mbas gjashte muajve dhe “dhimjet” ju vijne, jo si rezultat i pjelljes, por sepse, ju “digjet trajtimi”.
Gjysma e te keqen, neqoftese do te kishin “pjelle” diçka te hajrit. Keshtu te pakten, do ti tregonin gjithe “fisit te tyre”, pse jo edhe ne, qe kesaj radhe, nen kujdesin e “doktorit” dhe “mammis” te patentume ne Harvard, “dhendrrushit hollandez” nuk do ti leviznin me “spermazoidet” kuturu, si budallej te çakordum , por ma ne fund, ja kishin gjete dermanin, si me shku me i ra “shejit”. Por fatkeqsish, si gjithe “shtatzanit” e meparshme, per turpin e tyre, “buçja” rezultoj perseri “shterpe”. E gjitha ajo, ç’ka arriten te “pjellin” mbas 6 muajsh, ishin dy veze sklluk, qe “hamshori i tredhun” Lulash, ja afroj nje debili, qe t’ja hidhte Kryeministrit, si deshmi e “virilitetit.
Diçka te ngjashme u mundua “hudumi” Lulash, te “fekondonte” dhe ne Kuvendin e Shqupit. Meqe ai mblidhet rradhe, dhe nuk eshte si rutina bashkshortore, mendova se do ta “joshte” ne nje fare menyre, por me kot. Si krijes “shterpe” qe eshte, dhe kesaj rradhe nuk “qullosi” asgje. Me pa ndi fjalimin e Lulashit ne Kuvend, çdo kush qe kishte hi me mend, do kishte dale pa to. Futja kot, kodra mbas bregut, gjithçka qe kuptoje, ishin ca sllogane te vume ne rresht, per te mos kuptuar asgje. Gjithçka ngjante me ate thenien: M’ka çu nana, me la gojen.
Mu kujtua hartimet e mija, kur i beja ne kohen e gjimnazit. Ngaqe mezi çprisja te ikja ato dy ore sa me shpejt, mbushja me shpejtesi nje faqe e gjyse me parulla, qe nga rrofte partia e ma radhe, deri te rrofte mark.-lenin., e dorzoja dhe fesht perjashta. Me kete menyre, isha i sigurt, qe zor mund te delte ndoj mesues kokkrisur, qe te merrte guximin dhe te me vinte noten kater.
Lere mandej te shihje konkluzionet e Kuvendit. Per me justifiku “pjellen e perçudnume” te tij, Lulashi kishte vune ne levizje gjithe mamitematikanet e shquar te Shqupit, qe s’ja kane iden as arithmetikes, ma zi se kryetari i tyre. Kur tha, qe jane mbi 6mije delagat, thashe me vete, ky do te kete pa ndonje film kinez. Duke e dite, qe ajo salle nuk mban me shume se 2 mije e ca vete edhe nje bakallit analfabet, nuk do ta kishte dale hesapi. Po kushedi mendova, nga qe une nuk shoh kurre vidio o tv shqiptare, ka mundesi qe mund ti kene rrase shtrengushem ne ate fare feje, sa i kane ule, nga tre veta ne nje poltron. Por mbasi mora guximin, dhe provova te shikoj, nuk me figuroj askund nje gje e tille, veç ne me paçin ba syte. Por kur ndigjova, qe dhe shifrat me fletet e votimit, i kishin ba “çorap”, aq sa numri i votave dilte me i larte se ai i votuesve, at’here thashe me mend, qe une paskam pa per bukuri, por keta eckan me arithmetiken e “Kaposhit” dhe kane manin me i ngjesh numrat ne maksimum, sa ja u marrin shpirtin. T’keqen e hyrjes se 7-es, tek 13-ta! Po si i behet hallit te zinjve numra, kur 7×7 duhet te hyjne te 42-shi? Pa le pastaj kur 4919 vota, duhet te shkojne e hyjne te 4741 votues. Allah, Allaaah, ça do te jete a te keqen, kjo lloj djavoleriet!
Mirese prej ketyre “Kaposhve te tredhun”, tashme e dine te gjithe, qe nuk pritet me, gje prej gjeje, por ca te tjere qe “kakarisin” per llogari te atij “Qymezi”, ku do ta kene hallin valle!? Ketyre s’ju “punon”, kurse keta “vene kujen, “koko ve, koko ve” dhe i ndersehen kryeministrit, potencialish “super aktiv”.
“Qymezi” i versulet me fjalor ultrash, si ne shkallet e stadiumeve, ndersa keta i “shpurishen” atij, duke e quajtur arrogant. Ai ju plotson kerkesat studentave, keta e quajne i droguar. Ai shkon te dialogoje me ta, si nje njeri normal, duke u perball me gjithçfare “kikirima” halabaksh me neurone te “tredhuna”, keta “kakarisin, qe eshte idiot. Ai i toleron deri ne pergjerim, keta “kikirijne”, duke e quajtur kriminel. Hej ç’na gjeti, mor aman!
Me sa duket, ajo qe i bashkon, dhe ne mos qofshin e njejta race, ka lidhje me ate, qe kane te perbashket te njejten fatkeqsi: Jane “eunuke mental”!