Një sasi e madhe marijuane prej 5 tonësh është kapur në Itali e mmagazinuar në vende të ndryshme. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria. Superaksioni i Guardia di Finanza dhe policisë në Catanzaro vijon ende, ndërsa janë vënë në pranga 25 trafikantë, mes tyre edhe 3 kokat e trafikut.
Të arrestuarit dyshohet se janë përgjegjës për sasinë e madhe të lëndës narkotike të trafikuar dhe grumbulluar për tu shitur në tregun europian.