Është shkarkuar nga detyra kreu i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta. Belishta nuk kaloi dot vetting-un dhe u shkarkua paraditen e së premtes.
Karriera e gjyqtarit u vu në dyshim, teksa hetimi administrativ i thelluar evidentoi një sërë problemesh me disa pasuri të patundshme të kryegjyqtarit të Korçës, si edhe një raport i DSIK-së që nuk shkon në favor të tij, pasi konkludon për kontakte të papërshtatshme.
Që në nisje të seancës, relatorja vuri në dukje raportin negativ nga ILDKPKI dhe DSIK.
Sipas KPK-së, Belishta ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ka kryer fshehje të saj dhe nuk ka burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë.