osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Abdulla Rami, miku i Enver Hoxhës që përfundoi në burgje për 18 vite

Abdulla Rami, miku i Enver Hoxhës që përfundoi në burgje për 18 vite

Kjo është një përpjekje për të mbajtur gjallë kujtesën tonë kombëtare, përkuj-timin dhe nderimin e atyre figurave intelektuale të shquara të këtij kombi, jeta e të cilëve humbi dhe u masakrua nën dhunën e diktaturës.

Kam botuar një libër kushtuar Abdulla Ramit, gjyshit tim, libër i cili më shumë se një monografi, është një copëz realiteti që mbart një kuptim tejet më të gjerë se jeta e një individi të cilësuar dhe i përket asaj pjesë të historisë së Shqipërisë, e cila u fsheh, u shtrembërua dhe u përgënjeshtrua enkas, për më shumë se një gjysmë shekulli.

Citoj me përunjësi këto vargje që mes të tjerave, gjenden në dorëshkrimet e Ramit dhe vijnë nga skëterra e birucave të Burrelit. “Qysh? Asnjë s’do të mbesë historinë të vajtojë? Të martirëve të copëtuar? Binjakëve, grave të veja, kujtimin t’u rehatojë? Nga xhelatët e mallkuar?”.

Dhe në përgjigje të tyre, ne duhet të njohim sot, të mësojmë dhe të kuptojmë atë që ka ndodhur në të shkuarën tonë, pikërisht duke u rikthyer e duke e rivizituar atë, jo vetëm si përkujtim e memorial historik, por mbi të gjitha si detyrë ndaj gjeneratave të ardhshme.

Shumë prej nesh kanë kaluar vite tejet të vështira në atë periudhë të errët të diktaturës, shumë prej nesh kanë vuajtur të prekur drejtpërdrejtë nga “lufta e klasave” dhe politika gjenocide e “pushtetit popullor”, të tjerë kanë parë familjet e tyre ose të fqinjëve të shkatërruara, por ka mjaft prej atyre që nuk i kanë njohur ashtu si duhet këto përvoja çnjerëzore.

LIBRI
Shpresoj ky libër të jetë një dëshmi me të vërteta të hidhura, por me përmasa të mëdha. Kam hezituar mjaft ta shkruaja këtë monografi; në radhë të parë sepse, kam menduar se duhej dikush tjetër dhe jo një pjesëtar i familjes, ta ndërmerrte një mision të tillë, por faktet, ngjarjet, njohja me dorëshkrimet dhe dokumentacionin e gjerë në arkivat shtetërore dhe familjare, e gjithë kjo histori, mendoj se i kapërcen përmasat e së zakonshmes dhe shtrihet në një hapësirë që i përket sot mbarë shoqërisë sonë. E kjo ma shtoi detyrimin e shkrimin e kësaj vepre.

Ndaj ngurrimin e parë e shmanga.
Ndjeva se vitet po kalonin dhe harresa nuk do të falte më asnjërin prej nesh, ndjeva kujtimet e së shkuarës të më trazonin rrjedhën e së përditshmes dhe ngjarjet për humbjet e njerëzve të familjes të më rëndonin gjithnjë e më shumë.

Ishin humbje të rënda, dhimbje po aq të rënda të cilat tronditin të vuajturin, por edhe më të pavuajturin dhe gjithë ata njerëz të ndershëm që mbeten pas, s’do të mund të jetonin kurrë më në paqe kurrë!

Dhe atëherë detyrimi për shkrimin e këtij libri mori një tjetër përmasë. U kthye në një mision dhe ditë mbas dite e muaj pas muaji i dha udhë një pune, e cila zgjati plot tre vjet. Befas e gjeta veten në gjurmët e një rinie të sakrifikuar, eca ditë mbas dite në udhët e një jete të vrarë, u përplasa gjithkund me terrorin e një kohe të egër, pësuar padrejtësisht dhe gjeta gjithandej gjurmë plagësh, që ende pulsojnë. Rrugës takova me dhjetëra njerëz: bashkëvuajtës e bashkëkohës të Ramit, të afërm, të njohur e të panjohur, të cilët ma plotësuan këtë figurë dhe më shtynë ta trajtoj atë përtej përmasave familjare.

Jam përpjekur të sjell në këtë shkrim modelin e një njeriu, i cili u bë martir i lirisë dhe i atdhedashurisë. Të përcjell sakrificat, dhimbjet dhe amanetet e tij. Janë ato që thërrasin sot për të mos na lënë ne në heshtje dhe indiferentë, sepse kur flasim e dënojmë një diktaturë që ka përpirë jetë njerëzish, koha nuk mund të ketë më nocionin e saj të zakonshëm në fjalët “dje dhe sot”.

Ne të gjithë kemi nevojë për një model të tillë për figurën e këtij intelektuali, ende të panjohur dhe të pavlerësuar ashtu si duhet dhe më duhet ta theksoj, pavarësisht se tashmë u vu në dukje, faktin që Abdulla Rami i përkiste asaj elite të re shqiptare, të formuar në periudhën më të bukur, por edhe më tragjike të viteve ’20-’30 të shekullit XX, të përgatitur në nivelet më të larta të universiteteve europiane. Ai ishte bashkëkohës dhe bashkëstudentë i mjaft prej figurave intelektuale shqiptare të spikatura në ato vite si: Arshi Pipa, Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Myslim Çarçani, Hasan Rami, Abaz Omari, Isuf Luzaj, Lazër Radi, Mit’hat Araniti, Isuf Vrioni, Nedin Kokona e të tjerë, ëndrra e të cilëve do të zhytej shumë shpejt në terrin që i ofroi diktatura.

Ndaj edhe pyetja: A dimë ne aq sa duhet për atë dramë të rëndë që përjetuan kundërshtarët politikë të regjimit totalitar dhe familjet e tyre, menjëherë pas vendosjes së tij në Shqipëri? Mbetet një përgjigje jo e plotë mbi një tablo të mjegullt e fort të ngatërruar! Jehona e kësaj të vërtete kërkon një hapësirë më të gjerë për t’u vlerësuar dhe rivizituar. Mesazhet e përcjella në rrëfimet e këtyre tragjedive burojnë nga kujtesa individuale për t’u përcjellë në një numër sa më të madh dëgjuesish e lexuesish.

ISH-LICEISTI
Në këtë tablo, jeta e Ramit, ish-liceistit të Liceut Francez të Korçës dhe studentit të shkencave juridike në Montpellier, bashkënxënësit të Enver Hoxhës, asnjëherë të konformuar me synimet dhe praktikat e tij staliniste, do ta ndryshonte në mënyrë tejet kaotike trajektoren e saj, dhe kjo është arsyeja për të cilën çdo etapë të lidhur me të e shoh sot si një paradoks të thellë e evident.

Paradoks që është i lidhur pazgjidhshmërisht me angazhimin politik të Ramit. Paradoks sepse, megjithëse figurë e një juristi me një vizion të qartë për drejtësinë, ngjizur në auditorët frankofone, model i një atdhetari dhe nacionalisti të vendosur në bindjet e tij, model i një oratorit “par excellance”, i një politikani, mendjehapur, i cili u përpoq të vinte një gur në themelet e një shteti modern shqiptar, Abdulla Ramit i privohet liria dhe e drejta e ushtrimit të profesionit, prangoset dhe mbijeton 18 vjet në birucat e Burgut të Tiranës, Gjirokastrës dhe Burrelit e më pas do të kalonte vite të tëra në internim.

E pavarësisht nga të gjitha këto, ai mbeti qëndrestari i paepur e i papërkulur në idealet dhe bindjet e tij, i cili nuk pranoi kurrë asnjë kompromis me regjimin ne pushtet.

Jeta e Ramit u mbështoll thellë e më thellë në këtë paradoks, sepse edhe pas daljes nga ferri i Burrelit, ai dhe familja e tij u internuan e u dëbuan, ai vetë u detyrua të bëjë punë të rënda krahu, e megjithatë mbeti sfidues ndaj vështirësive ekonomike dhe optimist për të ardhmen.

Ai mbeti poeti i talentuar, i cili përcolli të gjalla dhimbjet nga skëterra e Burgut të Gjirokastrës dhe Burrelit, u bë poligloti dhe transmetuesi i mesazheve të fuqishme në përzgjedhjen e përkthimeve të pamfleteve historike të Victor Hugo-së, Lordit Bajronit, Jean-Marie Guyau-së, Clarence Dey-it, Henry Van Dyke-ut, Walter Skott-it, Emily Jane Brontë, William Johnson Cory-it, Andre Chénier-së e të tjerë e të tjerë.

Ai qëndroi deri në ditët e fundit të jetës së tij intelektuali, bashkëshorti dhe babai i dashur, një figurë sa njerëzore po aq edhe shumëdimensionale, duke na frymëzuar kështu vlera e pasuri morale me modelin e tij. Ne kemi nevojë për modele të tilla, veçanërisht sot kur kriza e këtij modeli në shoqërinë tonë na shtyn natyrshëm drejt kërkimit të tyre, drejt kërkimit të këtyre vlerave të munguara në raport me koncepte të tilla si atdhedashuria, kultura, kujtesa historike, familja etj..

Prandaj ky libër, kushtuar figurës së Ramit, mbetet jo vetëm një homazh për të gjithë atë gjeneratë të ndritur intelektualësh, por mbi të gjitha mbetet një përpjekje për rimëkëmbjen e kujtesës sonë të përbashkët, një detyrë dhe një mision, i cili kërkon përkushtim e vazhdimësi. E shkuara jonë na detyron ta kryejmë këtë detyrë, sepse vetëm duke zbardhur këto copëza të munguara të historisë së Shqipërisë, bindjet tona politike, kulturat dhe koordinatat e ndryshme gjeografike, gjuhët dhe besimet fetare nuk do të ngrenë më barriera të pakapërcyeshme midis nesh. E jam e bindur se për këtë, ka ende shumë për t’u bërë…

Është kjo mendoj, detyra më e rëndësishme e shekullit të shkuar: rindërtimi dhe rimëkëmbja e kujtesës sonë kombëtare, sepse i detyrohemi jetës dhe veprës së këtyre martirëve, dinjitetit të historinë sonë, e mbi të gjitha i detyrohemi së ardhmes sonë.
*Mbesa e Abdulla Ramit

Burimi: Gazeta Shqiptare – Nga Ermira Xhomaqi Godo