osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Plumba Perandorit”, prapaskenat e filmit që çuditi Tiranën e viteve ’80

“Plumba Perandorit”, prapaskenat e filmit që çuditi Tiranën e viteve ’80

E kush nuk e ka parë filmin “Plumba Perandorit”. Skenat madhështore që e kthyen Shqipërinë në periudhën e pushtimit italian, kush nuk i mban mend. Me nostalgji, protagonistët e filmit janë mbledhur bashkë në një blog për të sjellë detaje të xhirimeve që deri më tani nuk i kishim parë. Fatbardh Marku ka nisur serinë e kujtimeve të këtij filmi dhe shumë momente të fiksuara fotografi kanë vërshuar nga regjisori Mevlan Shanaj, Pali Kuke, etj. Ata ende vazhdojnë të plotësojnë mozaikun e këtij filmi. “Siç është thënë nga grupi ynë, por me kalimin e viteve do ta pranojnë edhe të tjerët, filmi ‘Plumba Perandorit” është një arritje e imazhit të filmit shqiptar, ku pa dyshim kamera e Kukes dhe skenografia e Markut përbëjnë risi. Ndoshta, ndoshta është filmi i parë shqiptar i trajtuar mirë psikologjikisht” shprehet Mevlan Shanaj ndërsa fotot tregojnë se sa ekspresiv ishte ai në drejtimin e këtij filmi.

Mevlan Shanaj
Mevlan Shanaj
Duket sikur të gjithë janë dashuruar me këtë film dhe është ndër prodhimet artistike, që ka pasur lirinë artistike në kohë të vështira diktaturë.

Skenografi dhe kostumografi, ai që ka pasur edhe punën më të vështirë në realizimin e këtij filmi, Fatbardh Marku, thotë se ideja për këtë blog erdhi pasi ka parë pasazhe të filmit pas shumë e shumë vitesh.

“Ndërsa shikoja pasazhe të filmit, po ndjeja mall, shumë mall, si rrallë herë për punët ku kam qenë pjesë. Kjo pasi ‘Plumba Perandorit’ nuk qe një film i lehtë. Bëhet fjalë për vitet 79′, 80′ dhe nuk ishte e thjeshtë të ndërtoje skenografi të tilla në mes të Tiranës. Skenën e atentatit e kemi xhiruar në shpejtësi të jashtëzakonshme. Ajo skenë është luajtur para parlamentit dhe duhet të mbaronin xhirimet pas do të vinin deputetet, që kishin një seancë parlamentare. Ata në një asnjë mënyrë nuk duhet të hynin në parlament ndërsa ishin flamujt italianë në sfond”.

Skenografia e filmit “Plumba Perandorit” ishte rrallë, pasi ishte më shumë një teatër butaforik me skena, që kërkonin shumë punë. “Ky film kishte një skenografi që rrallë janë bërë të tilla në filmat shqiptarë. Me skenar të shkruar nga Natasha Lako e Bashkim Hoxha dhe nën drejtimin e regjisorit Shanaj, ‘Plumba Perandorit’ ktheu Tiranën edhe një herë në pushtimin italian. Kishte shumë kureshtje e nostalgji. Njerëz që na afroheshin e na thoshin ‘faleminderit’, madje kishte një siguri të shtuar për elementët e skenografisë aq sa prodhoheshin dhe shkatërroheshin po me procesverbal”

Shtyllat e filmit ishin regjia, skenografia dhe kamera. Dy nga protagonistët vinin nga filmi “Udha e Shkronjave” dhe regjizori, Mevlan Shanaj nga filmat e tij edhe si një aktor i suksesshëm. “Unë dhe Pali vinim nga një sukses i filmave historik si “Udha e Shkronjave”, ndërsa Mevlani nga sukseset e tij si aktor. Madje pasi isha tërhequr nga TVSh erdhën dhe më morën ndërsa punoja si dizenjator tek “Nish Vaji” NË Elbasan. Pas filmit “Plumba perandorit” mund të themi se u rehabilitova dhe më emëruan skenograf në teatrin Skampa. Filmi u konsiderua një surprizë për kinemanë shqiptare”.

Dy ishin skenat më të mëdha: Atentati dhe gjyqi. Për gjyqin përdorem si atelier kishën katolike tek rruga e Kavajës. Ndërkohë ajo shkronjë gjigande për Musolinin aq shumë bënte përshtypje saqë një ditë ndërsa montonim skenën, ndalon Mehmet Shehu. E kundroi mirë skenën dhe më pas besoj u sqarua dhe u largua”.

Filmi “Plumba Perandorit” angazhoi dy reparte të skenografisë, piktorë, punëtorë e shumë teknikë të tjerë. “Ishte një film që u ndërtua me shumë përkushtim, me shumë dashuri dhe vështirë se do të ndodhë të realizohet ndonjë film i të tilla përmasave më. Disa dekore i ka ndërtuar reparti i kinostudios, disa të tjera reparti i televizionit shqiptar dhe me dhjetëra piktorë, ndër të cilët edhe Bashkim Zahaj.

Kemi pasur edhe skena që kanë kërkuar akrobaci të jashtëzakonshme. Mbaj mend skenën me shkallë vezake me boshllëk në mes, ku do të regjistrohej i gjithë dialogu në zbritje e sipër. Pali ka bërë akrobaci. Ishte shumë i guximshëm. Vinçi ka zbritur kamerën me një kosh dhe kështu është xhiruar skena e shkallëve.

Skenografia dhe kostumografia kërkon shumë punë në filma të tillë dhe vështirë se do të kem mundësi të realizoj një gjë të ngjashme më. Duam të realizojmë një film historik, ku bëhet fjalë për vitet 80 dhe nuk po e realizojmë dot. Situata e viteve 80′ ka kaluar në histori. dua të kthej një pjesë të Tiranës në këto vite dhe nuk e kthej dot më. Me shumë mundim kam gjetur një pjesë që ka pak ndryshime, ke ndriçim tjetër, kabllo interneti pa fund. E vetmja mundësi është montazhi digjital”.

“Plumba Perandorit” ishte një film ku ndikimi propagandistik nuk ekzistonte. Armiku ishte armik, skenat historike, aktorët me shpirt dhe pasion dhe realizuesit ndërsa e punonin për këtë film u dashuruan me detajet duke sjell një prodhim të denjë për kinemanë botërore të filmave historikë.