Debati i mbrëmjes në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është shoqëruar me shkëmbim batutash mes gazetarëve Mustafa Nano dhe Armand Shkullaku.
Duke marrë shkas nga mesazhet e shkëmbyera mes studentës dhe kryeministrit Rama, Nano tha se nuk kanë pse të na bëjnë përshtypje, pasi nuk ka asgjë të tmerrshme.
Ndërsa, iu drejtua gazetarit Shkullaku se të shoh të entuziasmuar, por këtu s’ka asgjë që t’na bëjë përshtypje.
Nano: Të shoh të karikuar sot edhe në mbrojtje të femrave, por femrat këtu janë fyer dhe janë quajtur kurva bulevardi.
Shkullaku: Për Muçin do bëjë një parantez, sa herë del ai, kemi pjesën e Berishës që të bie rehat ai dhe pastaj të flasim për temën e ditës.