Kryetari Xhaferri i PD-së Durrës ka dekalaruar divorcin nga partia e Monikës, por këtë e vendos dhëndri i Xhaferrit në krye të PD-së në SHQUP, i cili ka dhënë prova, se di të ndahet e të bashkohet me Monikën dhe Ilirin
Shefja e LSI, po bënë namin me ulërima e fyerje në parlament, duke qenë në krahë të PD-së, ndërsa burri i saj po lufton me pengim e anulim dekretesh në Presidencë, por në Bashkinë e Durrësit, “ushtarët” e Monikës, u “puthën” me PS, në mbështetje të Vangjush Dakos, kryebashkiakut që çifti Metaj-Kryemadhi, i është përbetuar, se do t’i rrëmbejnë bashkinë e do ta çojë në burg.
Sipas informacionit thuhet se Këshilli Bashkiak i Durrësit, para disa minutash, ka miratuar buxhetin e vitit 2019, me vlerë 23 milionë euro, ose 4.9% më lartë se viti 2018, duke bashkuar votat PS-LSI.
Pas bashkimit të votave PS-LSI, ka reaguar grupi i këshillatërëve të PD, të cilët kanë “mallkuar” tradhëtinë e Monikës, duke e deklaruar koalicionin lokal të shfuqizuar, por gjithësesi, këtë nuk e vendos Xhaferri i PD-së sëDurrësit, por dhëndri i Xhaferrit në krye të PD të Shqipërisë, i cili ka dhënë prova, se di të rregullojë pazarin me Monikën dhe Ilirin./Pamfleti