osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spiropali ‘shkund’ demokratët: Jeni burreca, ju që fshitë serverat e klithmave të 21 Janarit

Spiropali ‘shkund’ demokratët: Jeni burreca, ju që fshitë serverat e klithmave të 21 Janarit

Nënkryetarja e grupit parlamentar socialist Elisa Spiropali ju drejtua me fjalë të ashpra opozitës së vendit duke u shprehur se shfaqja e sotme e ofruar prej saj ishte një shfaqje vulgare.

Ndër të tjera deputetja socialiste u shpreh se ata që sot kakarisin për studentët dhe që i dhimbset klithma e tyre, janë ata që fshinë klithmat e protestuesve të vrarë të 21 janarit nga serverat e kryeministrisë.

Duke nënvizuar diferencën mes mazhorancës dhe opozitës, ajo u shpreh se “ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi dhe ky proces dialogu me studentët ka nisur dhe nuk do ndalet derisa Universiteti të reformohet deri në rrënjë, për një arsim cilësor”.

Në këto kohë protestash, tha Spiropali, u dëgjuan dy klithma e opozitës dhe e studentëve”.

“‘Pushtet, pushtet, pushtet dhe pas meje u djegtë Shqipëria’, kjo është klithma juaj, por sot klithma juaj u bë qesharake, u kthye në një kakarimë. Ish-drejtori i AKSHI-t në kryeministri, që fshiu pamjet e klithmës së vërtetë njerëzore të 21 janarit, bashkë me vezët që ia dha kryepula e partisë tuaj, i hodhi duke treguar edhe njëherë që nuk keni asnjë ide, vizion, shpresë.Edhe ata studentë që protestojnë nuk e duan opozitën aty”.

“Ju jeni e vetmja opozitë në botë që largohet me turp nga një shesh ku protestohet, sepse ata kuptojnë se më shumë shpresë kanë të dialogojnë dhe negociojnë me qeverinë, se sa të merren me ju.

Kakarima juaj nuk ka asnjë lidhje me klithmën e tyre”.

Elisa Spiropali, deputete e PS