Ervin Salianji këto dy javë ka qenë në qendër të lajmeve (në pak media, pasi ato të “mëdhatë” kanë heshtur), për shkak se shkëmbente mesazhe erotike me Grida Dumën në sallën e parlamentit.
As ai, as Grida Duma dhe as Partia Demokratike, nuk kanë denjuar që të japin një shpjegim për ato mesazhe, pavarësisht se anëtarë të rëndësishëm, madje vetë numri dy i PD-së, Arben Ristani, kanë kërkuar që të mbahet qendrim.
Tashmë si Duma, ashtu dhe Salianji, kanë filluar të rehabilitohen dhe të shfaqen në media, sikur s’ka ndodhur gjë.
Sot Salianji ka qenë i ftuar në “Top Shoë” në Top Channel.
E kishin ftuar si “heroin” e “peshqve të mëdhenj”.
Në një kohë që vetë demokratët kërkojnë një shpjegim nga Salianji, mediat jo vetëm që nuk e pyesin Salianjin për mesazhet erotike në vendin e punës, por i bëjnë dhe makijazhin atij, si në këtë rast me Top Channel.
Por, vështirë se Salianjit dhe Dumës mund t’iu bësh makijazhin.
Sa herë të shfaqen në publik, njerëzve do t’u shfaqen në mendje mesazhet e tyre erotike.(TemA)