osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfimi: Si u zhdukën mijëra tonë miell e karburant nga ushtria në ’97-ën

Rrëfimi: Si u zhdukën mijëra tonë miell e karburant nga ushtria në ’97-ën

Nga rezervat e ushtrisë së vitit 1990 nuk mbeti më asgjë, dhe depot e rrafshuara me miell, karburant e veshmbathje “për një ditë të zezë” u lanë krejt bosh. Disa mijëra ton mall qarkulloi në Shqipërinë e pas vitit 1992, por në asnjë dokumentacion nuk figuron, shitja e artikujve dhe për më tepër xhirimi i parave në buxhetin e shtetit…

Ushtria furnizohej, me ushqim, veshmbathje e karburante, jo vetëm nga depot e armatës, por dhe nga ato të divizioneve e njësive të tjera më të vogla të saj. Pra në një zinxhir të mirë organizuar që kishte të planifikuar një regjim furnizimi të ushtrisë për 5 vite. Arqile Veshi, me detyrën e drejtorit të prapavijës së ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes për 10 vjet me radhë, tregon se si ishte organizuar furnizimi i ushtrisë shqiptare, në paqe e për kohë lufte, deri në vitin 1992.

Sa e furnizonte prapavija ushtrinë aktive?

Fillimisht dua të shpjegoj se: rezervë do të thotë, sasi ushqimesh, mallrash, lëndësh ose mjetesh, që vihen mënjanë për ta përdorur kur të dali nevoja. Duke hedhur një vështrim të sipërfaqshëm mbi prapavijën e së kaluarës në ushtrinë Shqiptare, mund të them se ishin krijuar dhe skalionuar rezerva materiale, duke filluar nga municionet e deri tek hartat topografike, për një periudhë të gjatë kohore, sidomos në municione që varionte për deri në 10 vjet luftë, ndërsa ushqime, veshmbathje, karburante, medikamente si dhe materiale të tjera të domosdoshme për të kryer detyrat luftarake, deri në 5 vjet.

Në çfarë nivelesh ishin këto rezerva?

Kjo përllogaritje ishte bërë për efektivin sipas strukturës së kohës së luftës. Për sa i përket evidentimit të gjendjes së materialeve në rezervë të paprekshme, me përjashtim të armatim-municionit që mbante llogari rrjedhëse në formë piramide nga baza në qendër, edhe të dhënë janë më të bazuara, pasi janë marrë nga regjistrat përkatës, për armët e shërbimet e tjera.

Cila ishte gjendja e prapavijës së ushtrisë para fillimit të reformave në vitin 1992?

Gjendja në 1 janar 1992 është marrë nga evidenca operative që në atë periudhë është mbajtur çdo artikull e njësi në Drejtorinë Operative në shkallë ushtrie. Kjo gjë është zbatuar me korrektësi deri në vitin 1992. Pas vitit ’92, dokumentacioni në qendër por dhe në njësi e reparte la shumë për të dëshiruar. Me përjashtim të bazave të furnizimit të ushtrisë në Tiranë, Berat, dhe Elbasan e në Brigadën e Shijakut, në njësitë e tjera të ushtrisë nuk u gjet asnjë lloj dokumentacioni, megjithëse për këtë qëllim ka pasur dhe një urdhër me Nr.34, datë 17.02.1984 për mbajtjen e librave të veçantë të këtyre lloj materialeve.

Nga cilat rezerva ka filluar shpërdorimi?

Në rast se në vitin 1992 ka pasur në gjendje 48.730 kv miell, me urdhra rezulton për të kaluar në përdorim dhe shitur 35 mijë kv, ndërsa për 13.730 kv të tjerë është vepruar me iniciativën e njësive e reparteve, e për pasojë nuk u gjet as drejtimi i përdorimit të tij. Kjo u rezultua gjatë revizionimit që u bë në vitin 1997.

Po niveli i karburanteve cili ishte?

Në fakt më shqetësues mbeti i karburanteve që të marra së bashku të të gjithë zërave në shkallë ushtrie në fillimin e vitit 1992 ka pasur në gjendje (benzol, benzinë, gazoil, vajguri TS-1) rreth 38.490 ton. Disponohen urdhra për të kaluar në përdorim për 13.167 ton, ndërsa për 25.323 ton nuk disponohen urdhra dhe gjendje në depo në vitit 1997 nuk kishte. Rezerva e karburanteve deri në vitet ‘90 në shkallë ushtrie ka pasur një kapacitet prej 45-50 mijë ton, nga të cilat 25-30 mijë tonë kanë qenë në depo nëntokësore që siguronin magazinim e ruajtje normale të lëndëve djegëse.

Po artikujt e tjerë të shpërdoruar cilat ishin?

Duke iu referuar evidencave të vitit 1992 rezulton se përveç sasisë së çadrave që kishin repartet e njësitë në përbërje të tyre, vetëm në rezerva të paprekshme kishte aq çadra të llojeve e madhësive të ndryshme sa mund të strehoheshin njëherazi deri në 350 mijë vetë. Pra ushtria ka pasur teknikë luftarake dhe materiale të ndryshme sipas armëve të shërbimit për një kohë të caktuar. Por fatkeqësisht kjo pasuri nga keqadministrimi, keqpërdorimi e shkatërrimi që u bë në vitin 1997, nuk ekziston më.

Organizimi i rezervave të luftës

Për çështjen e rezervave të ushtrisë u përgatit baza ligjore e nënligjore, siç ishin: Përcaktimi në Kushtetutën e RSH që për sigurimin material-teknik e shëndetësor veterinar të Forcave të Armatosura përgjigjet buxheti i shtetit. Në këto akte ligjore e nënligjore u përcaktuan normat operative për llojshmërinë e rezervave të paprekshme materiale duke i klasifikuar në këto kategori:

1) Rezerva përdorimi, që kishte të bënte me sasinë dhe llojshmërinë e materialeve që vendoseshin dhe ruheshin në pikat e hapjes të reparteve si: armatimi, municioni, veshmbathja, ushqimi etj për disa ditë për gjithë efektivin dhe materiale e pajisje të tjera që bënin të mundur përballimin e detyrave fillestare në mënyrë të pavarur.

2) Rezerva të paprekshme që nënkupton sasinë e municioneve, ushqimeve, karburanteve, mallra e lëndë të parë ose mjete që vihen mënjanë për t’u përdorur kur të dalë nevoja. Nisur nga ky përkufizim rezerva materiale të paprekshme ishin krijuar në depot e njësive të bazave ushtarake krijuar në depot e divizioneve, në depot e ushtrive të organizuara në baza të furnizimit të ushtrisë sipas drejtimeve operative-strategjike të vendit.

3) Rezerva shtetërore që nënkupton sasinë e mallrave: ushqim, karburant, lëndë e parë etj, por jo municione, veshmbathje e pjesë ndërrimi për teknikën. Nga sasia e përgjithshme e rezervave që mbante rezerva e shtetit, një kontingjent ishte për llogari të FA./ Leonard Veizi, DITA