Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka shtyrë për një orë punimet e seancës së të enjtes.
Vendimi vjen pas sulmit me vezë ndaj Edi Ramës nga deputeti demokrat Endri Hasa.
Ky i fundit është përjashtuar për 10 ditë nga seancat dhe Komisioni ku bën pjesë.
Ruçi tha se PD ka të drejtë ta apelojë vendimin ndërsa ka thirrur mbledhjen e Byrosë për të zyrtarizuar dënimin e Hasës.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u godit me dy vezë nga demokrati në fjalë.
Nga pamjet e transmetuara duket se njëra prej vezëve e ka kapur në bark, ndërsa me kokrrën e dytë Hasa nuk ka qëlluar në shenjë.