Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e momentit kur deputeti demokrat Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.
“Foto e vitit! Për studentët, veza në toç”, shkruan Berisha.
Pak më herët teksa Rama kishte marrë fjalën në foltoren e parlamentit, Hasa sulmoi kryeministrin duke e qëlluar me vezë.
Veza nuk e ka prekur Ramën por ka kaluar shumë afër kokës së tij.
Menjëherë pas këtij incidenti është kërkuar përjashtimi i deputeti demokrat nga salla ndërsa ky i fundit nuk pranon të largohet nga Kuvendi.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën plenare ndërkohë mësohet se do te rifillojë pas një ore.