Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar dëmshpërblimet nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.
Në mbështetje të tyre Partia Demokratike ka dërguar Klevis Balliun i cili paralajmëron rrëzimin e Ramës.
“Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të bashkohen ne studentët. Ftoj të bashkohen të majtë e të djathtë.
Ky njeri është kthyer në një rrezik kombëtar. Bashkohuni dhe ta largojmë këtë kolerë, që ka mbir në vendin tonë.
Po të njëjtin fat që kanë patur regjimet e Shqipërisë, edhe ky të njëjtin fat do të ketë.
Është koha që të vendosin qytetarët, koha e bandave ka marrë fund. Këtë nuk e them unë, por e thotë sovrani.
Të jeni nesër në orën 10 në Kuvend me protestën e studentëve, që kërkesat e tyre të plotësohen dhe zbatohen”, tha Balliu.(TemA)