Pas Këshilltarit të presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar ambasadorin Iranian dhe agjentët iranianë nga Shqipëria e ka përshëndetur edhe vetë Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
Përmes një postimi në tëitter, Pompeo përgëzon kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, teksa thekson se bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen destruktive.
Pas Këshilltarit të Trump, reagon edhe Sekretari amerikan i Shtetit: Përgëzoj Kryeministrin Rama për dëbimin e agjentëve iranianë