Juristi Romeo Karaj ka reaguar pas mbrojtjes që i bën Zeni të atit, duke sulmuar po njësoj gazetarin Artan Hoxha. Në një shënim të portalit të Zenit, thuhet se Artan Hoxha po përdoret nga mafia
politike për të eleminuar Sali Berishën, pasi e shohin atë si kundërshtarin më të fortë.
Postimi i plotë i juristit i Karaj:
Pergjithesisht opozitat ne Shqiperi kane qene moraliste, por gjithmone ne pushtet kane vepruar si grabites te pabese te asaj qe iu eshte besuar per t’a mireadministruar ne emer te popullit.
Per fatin tone te keq, kemi forca politike qe kane qene nga dy here ne opozite dhe pushtet, dhe perseri kane fytyre e guxim te servirin moral, pasi bene qindin ne pushtet.
Keshtu dhe puna e Zenit.
Sot i biri i te atit, detyrohet te beje avokatin e te atit, duke pranuar de facto se i ati se bashku me klanin e tij, po merr te tatepjeten.
Sot Saliu ra ne derexhene t’i dale per zot Zeni. Dhe te mendosh se deri dje, ai e konsideronte budalla Zenin. Kujtojme per kete deklaraten e Ilir Metes ne parlament ne shtator 2015.
Sot budallait i erdhi mendja, dhe sapo foli tentoi te na budallallepse te gjitheve.
Budallai e tha shume bukur dhe me vertetesi se sot mafia politike ka uzurpuar biznesin, median, drejtesine, opinionistet nderkombetare etj.
I ka thene shume sakte, se ai e njeh me mire se kushdo kete mutsihane shtet qe kemi peshqesh sot.
Kjo mutsihane eshte mbi te gjitha vepra e Saliut dhe e pasuruar nga te gjithe palaçot e politikes, qe vetem politikane nuk jane.
Ky djale me aftesi combative, sipas Saliut, nuk e di se kush eshte arkitekti dhe ndertuesi i mutsihanes?
Deri ketu t’a genjeje mendja valle?
Do t’a besoja te voglin e Saliut, nese do te kerkonte fillimisht ndjese, dhe pastaj do te bente pasqyren e situates, por qe te na hiqet si i ricikluar moralisht, vetem per arsyen se kemi akoma nje mutsihane neper kembe, kete nuk mund t’a pranoj.
Askush nuk mund te pranoje riciklimin e protagonisteve te mutsihanes, qofshin keta te majte apo te djathte.
I ati dhe i biri, nuk e kane kuptuar se ne kete jete kishin vetem nje gje ne pronesi, kohen.
Cdo njeri eshte pronar vetem i kohes se tij nga lindja ne vdekje, qe quhet jete.
Lum ai qe e kupton dhe nuk e perdor kete kohe per zullume.
Tashme babe e bir po e kuptojne se nuk eshte me koha e tyre edhe pse u perpoqen me te gjitha mjetet t’a marrin nen kontroll ate dhe cdo gje tjeter te mundur.
Me kohen bashke, Saliut po i rreshqet nga duart pushteti, kontrolli i njerezve dhe i vendit, si dhe po i afrohet ajo qe ai meriton.
Ra pushteti komunist, edhe pse ndertoi dicka sepse ne 40 vjet ai u konsumua.
Si ka menduar Saliu se te vjedhesh 30 vjet nuk do konsumohesh?
Patjeter qe keshtu ka menduar, dhe prej kesaj do t’a pesoje.
I ben thirrje Zeni popullit: cohuni se neser do te jete vone.
A thua ka akoma budallenj qe do te vriten per keta te pangopur? Vetem besniket e klanit mbase, se te tjeret do firojne si kripa ne uje.
Kur te cohet populli, Zeni do kete aleat, pikerisht Kete mutsihane qe po shan sot. Te tjere nuk ka.