Kryeministri Edi Rama ka ‘bojkotuar’ takimin e organizuar nga shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian Federica Mogherini, ku kishte ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim ishin të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, presidenti i Malit të Zi, Denis Zvizdiç, komisioneri i BE Johanes Hahn dhe Mogherini, ndërsa ka rënë në sy mungesa e Ramës.
Ende nuk dihen arsyet e vërteta të mungesës së Ramës në takim, ndërsa mendohet se shkak kanë qenë protestat në vend.
Gjatë takimit që u zhvillua në Bruksel, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor shprehën mbështetjen më të fortë për Marrëveshjen e Prespës dhe për arritjen e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjërisht në kontekstin e Dialogut.