Kryeministri Rama dialogoi sot për problemet e universitetit me studentët e Vlorës me një pjesëmarrje masive të këtyre të fundit.
Mes studentëve në takim mori fjalën edhe një djalë i ri, i cili duke u prezantuar si student, foli më pak për problemet e fakultetit dhe më shumë sulmoi kryeministrin me fjalët: Ti je një mashtrues dhe ky është një show i ndyrë.
I riu quhet Arbër Dervishaj dhe nuk paska qënë edhe aq rastësor në atë takim. Arbri rezulton aktivist i partisë së Koço Kokëdhimës, “Zgjidhja”.
Siç duket në foto, ai është shfaqur publikisht edhe nëpër takimet e rëndësishme të Koço Kokëdhimës.
Siç shkruhet në faqen e partisë së Koço Kokëdhimës, Arbri deri në vitin 2017 ka qënë gjimnazist në gjimnazin “Ali Demi” Vlorë.
Tashmë që është student, do ketë mundësinë që vitin tjetër të paguajë tarifën e reduktuar me 50 %, siç Kryeminsitri Rama lajmëroi.