Ylli Rakipi ka qenë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e tij, pasi ka marrë një kërcënim për jetën një ditë më parë.
Ai është marrë në pyetje për dy orë me radhë nga prokurorja Elisabeta Imeraj, në lidhje me kallëzimin e bërë një ditë më parë për disa kërcënime me jetë.
Burime bëjnë me dije se Rakipi ka shpjeguar me detaje për kërcënimet e marra në adresë të tij dhe dijeninë nëse këto kërcënime kanë lidhje me faktin se në programin e tij u denoncua javën e kaluar skandali i kompanisë “DH Albania”.
Të martën për kërcënimet drejt gazetarit Rakipi reagoi Presidenti i Republikës, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Partia Demokratike.