Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme Greqinë. Qendra e tij, ka qenë në Jug Të Greqisë, rreth 245 km në jugperëndim të Athinës.
Tërmeti me magnitutë 5.3, është regjistruar sonte në orën 19:35:55, me orën lokale.
Nuk ka informacion për dëmet e mundshme, ndërsa mësohet se është ndjerë edhe në Jug të Shqipërisë.