Ndërsa qeveria, shteti e politika në Shqipëri, po vazhdojnë ta mbrojnë e t’i mbushin thasët me miliona euro koncesione Bashkim Ulajt, në Malin e Zi dhe vendet e tjera të Rajonit, në Turqi, BE e deri në SHBA, kanë nisur ta denoncojnë e izolojnë dhe e bëjnë gati ta çojnë para ligjit.
Oligarku Bashkim Ulaj, cilësuar e skeduar kryemafioz nga agjencitë hetimore ndërkombëtare, në bashkëveprim me mafien shtetërore në Shqipëri, ka “ngulur kthetrat” mbi ekonominë kombëtare, duke zhvatur miliona euro taksa publike, me dokumente false e ryshfete për shtetarët dhe politikanët e PD, PS, LSI.
Një denoncim të fortë, kundër “Perandorisë” së drogës e korrupsionit ekonomik me mbështetje shtetërore të Bashkim Ulajt, ka bërë në parlamentin malazez, deputeti dhe ish-kandidati për President, Nebojša Medojević.
Me qëndrim të ashpër, ai ka kërkuar nga parlamenti malazez, të jepen sqarime e t’i jepet fund veprimtarisë mafioze të Bashkim Ulajt, në ekonominë e Malit të Zi, duke e cilësuar oligarkun e katërshes shqiptare Berisha, Rama, Metaj, Basha, si kryetrafikant kokaine, që ka zaptuar koncesione e pasuri të shumta e të mëdha edhe në Malin e Zi, siç është investimi “Kolashin-Hotele-Restorante-Parqe-Pista Ski”, financuar me miliarda droge, krimesh e trafiqesh të tjera.
Ja reagimi me zë e me figurë, i deputetit malazez, Nebojša Medojević:
– “Bashkim Ulaj është një ndër personat e mafjes shqiptare tropojane, që është marrë me pastrimin e parave dhe me shkëmbimin e lëndëve narkotike. Ja, ky, që është investitori juaj, pra juve, nuk u intereson, se nga u vijnë paratë, mjafton që t’ju vijnë dhe nuk u intereson, se çfare parash janë ato, nga janë marrë?!
Pra të dashur qytetarë, ky është një problem që po e shohim shpesh herë në jug dhe veri të vendit, që investitorët janë kriminelë dhe drogaxhinjë, e njëjta gjendje është edhe në Budva.
Në “PORTO BUDVA” gjithashtu, gjejmë investitorin Naser Ramaj OVK, pra është i njëjti problem. Pra duhet të bëjmë dallimin, në mes të investitorëve si puna e këtyre dhe investitorëve të pastër e të rregullt, (me falni nese mund ta zgjas vetem 10 sekonda)
P.sh ky investitori në Kolashin, Bashkim Ulaj, mund të merret vetëm me investimin e “të bardhës” (kokainës), por jo të borës së bardhë që hedh natyra.
Pra edhe nje here, ju bëj vërejtje, që t’i shikoni investitorët që investojnë dhe, t’i deklaroni investimet e tyre në parlament”./Pamfleti