osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama studentit që e fyen: Mi i dehur nga protesta që do të shqyesh maçoku apo trim i frikësuar

Rama studentit që e fyen: Mi i dehur nga protesta që do të shqyesh maçoku apo trim i frikësuar

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e universitetit “Ismail Qemali” ka qenë i mbushur me replika të forta mes të rinjve dhe shefit të qeverisë. Një nga studentët madje është ngritur nga vendi për t’i thënë kryeministrit se ai është “mashtrues i madh që do vetëm të shuhet protesta”, ndërsa i tha se fëmijët s’kanë më frikë prej gogolit, por prej tij.

Studenti argumentoi se nëse Rama “ia doli të bindte Bashën të dilte nga çadra” një gjë të tillë do e arrinte edhe ta, ndërsa Rama ju përgjigj duke thënë se po e ofendonte si rrugaç.

Sa I përket historisë së 17 Majit me Lulzim Bashën, kryeministri tha se ai i dha mundësinë kreut të PD që të bëhej lider.

DEBATI:

Studenti: Jeni mashtruesi më i madh! Ju jeni i forti në këtë vend. Kur ju bëtë takimin me Lulin te çadra dhe arritët ti mbyllnin gojën Lulzim Bashës ca mund të bëni ne me. Ju thoni eja bëjmë dialog, shuani protestën dhe pastaj të bëhet ca të bëhet, si bëhet gjithmonë në Shqipëri. Ne jemi studentë nuk jemi dele, i kuptojmë gjërat si janë.

Fëmijët e vegjël nuk kanë më frikë nga Gogoli, kanë frikë nga ju. Obobo do na bëjë këtë! Obobo Edi Rama! Kush është Rama?! Keni bërë ca keni bërë me popullin, me ne qëndroni korrekt! Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem pas kësaj që thashë. Kjo është një shfaqje e ndryrë, e ndyrë ta dini. Ne nuk jemi dele, dialogun nuk e pranoj.

Rama: Pika e parë rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin. Ti merr fjalën dhe thua ti je mashtruesi më i madh?! Këtë e kam dëgjuar unë nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq e më vjen shumë keq për ata që i votojnë, unë vetë mund të jem ironik, sarkastik, por kurrë s’ke dëgjuar e do dëgjosh nga unë nga këto akuza rrugaçërore, miqësisht të them hiqi këto për veten tënde.

As mos ki asnjë merak se ti për mua rron 1 mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde, ti e quan popullin delen, ti thua ne nuk jemi dele. Ke fyer të gjithë ata që mendojnë ndryshe si ty, e pse, se mendojnë ndryshe, ti kush je që u thua ashtu?

Ça je ti që nuk respekton minimumin jetik, fole të dëgjova, tani më lër të flas unë. Ti akuzon si ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit, e drejta jote, unë kam të drejtë të jap përgjigje.

Sa për protestën as nuk më intereson të mbyllet, ka raste plot, të fusin ujin me presion që mos të kesh çfarë të bësh, ndodh në Francë kjo, në qeveri demokratike, kur kërkojnë qiqra në hell. As po them ndaloni protestën, asgjëkundi. Çfare i bëra Bashës, unë atij iu luta, ai thoshte do rri në çadër, unë i dhashë mundësi të bëhej lider.

Ti qe e bën popullin dele, ti nuk je ujk, por je një lepur, je si ai miu qe ishte tapë dhe thoshte ‘ku është maçoku se do ta shqyej, pse nuk po më del përpara’. Nuk po ta them si mbaron, se unë nuk jam maçoku e ti nuk je miu, por a je i dehur nga protesta, a ngaqë nuk shkon në mësim, nuk e di, por të them që pikat do të plotësohen, me ty, pa ty, por sepse ato janë të drejta.

Luli donte të fitonte jo të zgjidhte problemet, këtë nuk ia garantoj dot, por ti do fitosh do fitoj edhe unë.

Numri im është 0682030272, në këtë numër herët ose vonë ti do më çosh SMS dhe do më thuash të pres për kafe në Vlorë dhe pagesën e kafes do e bësh nga leket që do të japë qeveria për bursën.