Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila u plagos me kapsollë gjatë protestës së zhvilluar para parlamentit më 22 nëntor, kthehet së shpejti në Tiranë, pas mjekimit në Turqi.
Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, i cili ka publikuar një foto me efektiven e forcave “Shqiponja”.
Gazheli përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë një foto me efektiven Nuka, ndërsa shkruan se së shpejti efektivja do të niset për në Tiranë pas kurimit në Ankara.
“#fotoedites me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë.”, shkruan ambasadori.