osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërhyrje në ligj, familja nuk del nga ndihma ekonomike nëse ka student që punon

Ndërhyrje në ligj, familja nuk del nga ndihma ekonomike nëse ka student që punon

Kryeministri Edi Rama, tha sot gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit të Vlorës, se do të shikohen hapësirat për një ndryshim në ligjin e “Ndihmës ekonomike”, për familjet që janë me ndihme ekonomike dhe kanë një student që punon, në mënyrë që të vazhdojnë të qëndrojnë brenda skemës. Kryeministri iu përgjigj një studenteje e cila kishte pikërisht këtë shqetësim.

“Kjo është një arsye për të reflektuar dhe për të bërë një ndryshim të mundshëm në ligjin për ndihmën ekonomike. Ligji për ndihmën ekonomike është bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore, dhe ligji është shumë i qartë, por mund të bëjmë një ndryshim. Ku studentët që janë në familje që marrin ndihmë ekonomike, të cilët janë dhe në punë, do të propozojmë që puna e tyre të mos konsiderohet, dhe familja të vazhdojë të marrë ndihmë ekonomike. Pra, ata të vazhdojnë të punojnë pa ju hequr ndihma ekonomike familjeve. Kjo është një ide që po e diskutojmë dhe me patjetër do t’i japim një përgjigje pozitive”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri solli në vëmendjen e studentëve, se të punosh gjatë viteve të universitetit është normale për shumë vende të botës. Kreu i qeverisë bëri publike disa statistika për përqindjen e studentëve që punojnë gjatë viteve të studimit.

“Ne Holandë 65 % e studentëve punojnë, në Australi 62% e studentëve punojnë, në Danimarkë 58%, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 60% e studentëve punojnë, ndërkohë që edhe studiojnë. Dhe në të gjitha këto vende nuk ka llafe, u jepet mundësia studentëve të hyjnë në shkollë, por jo të dalin ashtu si hyjnë. Të gjithë studentët në botë punojnë përveç atyre që kanë familje të kamura”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama zbuloi se edhe vajza e tij, kishte punuar gjatë viteve të studimeve. “Vajza jonë punonte recepsioniste, turni i tretë, babysiter, recepsioniste e të tjera, kur ishte studente”. Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se po shikohen hapësirat ligjore që të përfitojnë bursë studentët që vijnë nga familje që marrin ndihmë ekonomike dhe ekselentët.

“Për ata që janë me ndihme ekonomike do të japim edhe bursa. Po e diskutojmë dhe unë kam propozuar të jetë 100 dollarë për ata që janë me ndihme ekonomike dhe për ata që janë me 9 e 10”, tha kryeministri Rama.