Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e saj të parë pas përzgjedhjes së anëtarëve, ka zgjedhur si kryetar, Gent Ibrahimin. Mbledhja drejtohet nga anëtarja më e vjeter joprokurore.
Në mbledhjen e sotme, në prani të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Pas konstituimit brenda 5 ditësh KLP pritet të shpallet garën per Prokuror të Pergjithshëm. Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë.
Anëtarët e KLP janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj, pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.