Është bërë mëse e zakonshme tashmë që drejtuesi I emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu në çdo emision merr militantët e PD-së dhe të LSI-së që mediat I kanë faktuar këto ditë me foto dhe video si militantë.
Porn ë pamundësi që të marrë në emission kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha, Fevziu ka zgjedhur që të bëjë emisionet me militantët e këtyre dy forcave politike çdo natë.
Mes militantëve nuk kanë munguar edhe student të palidhur me këto forca politike, por ajo që bie në sy është se të gjithë të rinjtë militant të PD-së dhe të LSI-së janë rreshtuar në radhë të parë dhe që prej 90 minutash mbajnë mikrofonin.