Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili kohë më parë u kap në biseda perverse në sallën e parlamentit, ka reaguar në lidhje me takimet e kryeministrit Edi Rama, me studentë e pedagogë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ervin Salianji ka shpërndarë edhe një bisedë të kryetares së FRESSH në Vlorë, e cila njofton për një takim të kryeministrit Rama me studentë të Vlorës.
LEXO EDHE: Grupimi “DHJETOR 90” mesazh studentëve/ Mos dështoni kauzën tuaj
Salianji thekson se Rama takohet me FRESH-ista në salla të ngrohta, ndërkohë që populli është në mjerim.
“Studentët në rrugë, Populli në mjerim, Rama krihet para Fresshistave nëpër salla të ngrohta! Zgjidhja e kërkesave, mjerimit, varfërisë dhe eksodit rinor nuk zgjidhet me llapaqenëri!”-shkruan Salianji.