Kjo falje e shtirur e Kryemadhit nuk duhet besuar kurrsesi
Politika po tenton me çdo mënyrë të bëhet pjesë e lëvizjes madhështore të studentëve, e cila ka nisur prej dy javësh dhe nuk ka asnjë sinjal që të zmbrapset pa gjunjëzuar ‘bandën’ kriminale e korruptive që drejton vendin.
Teksa nuk po gjejnë dot asnjë shteg për të depërtuar, pasi rinia shqiptare iu ka mbyllur çdo derë dhe iu ka vënë drynë të gjithë politikanëve shqiptarë, Monika Kryemadhi ka tentuar me dinakëri një mënyrë ndryshe.
Me kokën ulur dhe gati e përlotur, a thua se i qan zemra për studentët, kryetarja e LSI ka kërkuar falje publike për rininë në emër të të gjithë politikanëve.
Duke harruar se pak vite më parë edhe LSI votoi pro ligji për arsimin, kur arsimi ishte në degradim dhe ku vendi ishte mbushur me universitete kioska ka qeveria e përbashkët PD_LSI u kishte dhënb bekimin. Monika iu ka kërkuar ndjesë të rinjve për gjendjen në të cilin ndodhet arsimi shqiptar, shumë larg nga arsimi i lënë nga bandat e saj me Nora Malajn në krye, duke thënë se pranon të marrë përsipër gjithçka.
Në fakt, ajo është politikania e fundit që duhet besuar, pasi pafytyrësia dhe pashpirtësia e saj nuk njohin kufi dhe gjendja e studentëve shqiptarë nuk e shqetëson aspak, teksa fëmijët e saj bëjnë një jetë luksi.
“Kërkoj unë falje për të gjithë kryeministrat në këto vite. Kërkoj falje për këtë degradim të arsimit. Nga kopshti ku rrihen fëmijët deri në fakultet. E marr unë përsipër. Përballem unë me të gjithë dhe kërkoj unë falje në emër të gjithë klasës politike”, tha Kryemadhi.
Kjo falje e shtirur e Kryemadhit nuk duhet besuar kurrsesi. Për Monikën dhe gjithë politikanët shqiptarë rëndësi ka karrigia e pushtetit dhe hallet e qytetarëve, ndaj dhe ‘lotët e krokodilit’ Monika Kryemadhi të mos ua tregojë rinisë shqiptare, që janë ngritur dhe nuk kthehen pas deri në rrëzimin e kësaj klike të tmerrshme politike, që po i ha shpirtin çdo shqiptari.