Sikurset mediat kanë publikuar gjatë kësaj periudhe fakte se si PD dhe LSI tentuan që të politizojnë protestën e studentëve duke futur njerëzit e tyre, ky fakt është pranuar edhe nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në një intervistë për News 24, Kryemadhi pohoi se prej kësaj proteste ka spikatur elementë shumë të mirë që janë te LSI që nesër mund të bëhen edhe pjesë e strukturave të larta të kësaj force.
“Ne prej asaj proteste kemi pasur elementë shumë të mirë që janë dhe të LSI-së që janë ekselentë”, tha Kryemadhi.
Mirëpo sipas ligjit të arsimit të lartë,studentët ekselent nuk paguajnë tarifat arsimore, e sipas Monikës studentët e saj o protestonin kot për gallatë, o për shokët , o për partinë e kjo është më e sigurta, sepse ata për vete nuk kishin asnjë problem.