Ministria e Jashtme ka publikuar një dokument ku jepen të dhëna të forta për integritetin e figurës së ushtarakut Artur Meçollari, i cili konsiderohet si një person i besueshëm. Ky i fundit është një prej negociatorëve i propozuar nga Ministria e Jashtme për negociatat me Greqinë për marrëveshjen e re të Detit.
Por emri i tij në listën e negociatorëve është kritikiar nga Sali Berisha, që e cilësoi “ogurzi” grupin e negociatorëve shqiptarë që pritet të ulen në tryezë me palën greke për kufirin detar. Madje, Sali Berisha akuzoi për spiunazh në dëm të vendit Artur Meçollarin, anëtar i këtij grupi.
Por ky dokuent vërteton të kundërtën.
Edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ka thënë se për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve me Greqinë ka marrë nga NATO çertifikatën e sigurisë.
“Thatë që për disa njerëz janë ngritur akuza. Po pse ky është modeli i shtetit shqiptar të shek XXI që ju i besoni më shumë Nea Demokracinë sesa shtetin tuaj?! Atëhere ja po ju them unë për Artur Meçollarin. Ja ku është çertefikatë për informacionin e klasifikuar NATO Cosmic, ministrja e Mbrojtjes që ka qenë 4 vjet në detyrë e di ca është NATO Cosmic. Meqë kam dëgjuar disa jovertebrorë në media që thonë ca është DSIK që ska informacione të klasifikuara se është në funksion të Edi Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij çertifikatën e sigurisë?! NATO Cosmic është informacionq ë e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja çertifikata e sigurisë për këtë person, e DSIK, ja dhe çertifdikata e Stoltembergut për këtë person”, deklaroi Bushati./Pamfleti.com