“DH Albania”, kompania e cila falsifikoi dokumentet në tenderin e “Unazës së re”, nuk është e vetmja që do të hetohet. Pas shpërthimit të skandalit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin edhe për dy lotet e tjera të tenderit, që janë fituar nga “Salillari” dhe “Viktoria Invest”.
Burime nga Prokuroria thanë për Top Channel se, kanë dyshime për abuzim në të trija lotet e tenderit me vlerë 40 milionë euro, ku më i forti është ai i skemës identike të tenderimit, me një ofertë të vlefshme dhe një tjetër fiktive.
Sipas Prokurorisë, këto dyshime forcohen edhe nga fakti se oferta fiktive në të trija lotet është bërë nga e njëjta kompani, “Vëllezërit Hysa”, për të cilën Prokuroria dyshon se është përdorur si koperturë në tenderin e paracaktuar.
Prokurorët kanë kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dokumentacionin për të trija tenderat dhe mësohet se kanë nisur verifikimin e procedurave.
Tenderi për “Unazën e re”, në segmentin nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotulimi i “Shqiponjës”, shkaktoi debate të forta publike për vlerën 40 milionë euro të prokurimit. Fillimisht, skema e njëjtë e prokurimit në të trija lotet u denoncua nga Partia Demokratike si një aferë korruptive.
Por, skandali kulmoi kur në media u publikuan fakte se kompania “DH Albania”, fituesja e lotit të parë me vlerë 18 milionë euro, kishte falsifikuar firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Tashmë Prokuroria ka vënë nën hetim të gjithë tenderin e “Unazës” dhe atë të linjës elektrike Peshkopi-Burrel, duke përfshirë jo vetëm dy institucionet shtetërore ARRSH dhe OST, por edhe kompanitë pjesëmarrëse.
Por ja çfarë thotë Monika Kryemadhi në Korçë duke gjetur kompanin bamirse Hysa e ndjekur penalisht për në rrugën e Shirgjanit afera korruptive:
“Keni dëgjuar për vjedhjen e Unazës së Re, Edi Rama thotë se ishte mashtrim, por ai i mashton shqiptarët, pasi ishin banorët që protestuan në mënyrë stoike për një muaj e gjysmë, derisa u zbulua afera korruptive e Ramës.
‘Vëllezërit Hysa’ janë treguar bamirës për të ndërtuar Unazën e Re falas, ky mund t’ia jepte Unazën e Re “Vëllezërve Hysaj” dhe të shpëtonte 40 mije ( në fakt janë 4o milion euro por doktoresha nuk e dallon milionin me mijën) dhe këto para ti investonte për të ardhmen e studentëve. Por nuk e bëri se ky mashtuesi nuk ka bërë asgjë për studentët.
Firma V♪7llezrit Hysaj tani do përballet me drejtësin për mashtrim me tendera dhe Monika do e ndërtoi unazën me 40 mijë euro.