osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Televizor 20 mijë € dhe sistem ngrohjeje 70 mijë €, shkarkohet prokurori i “VIP”-ave

Televizor 20 mijë € dhe sistem ngrohjeje 70 mijë €, shkarkohet prokurori i “VIP”-ave

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci, i cili ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën ka humbur detyrën pasi i janë gjetur fakte komprometuese të pasurisë së tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), është shprehur në vendimin e shkarkimit të tij se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të tij të afërt.
KPK dyshon se Ramadan Troci zotëron një apartament luksoz në Tiranë, i arreduar në një mënyrë tejet lukzose, ku vetëm sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes i kushton mbi 70.000 euro dhe televizor me vlerë rreth 20.000 euro.

Në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet:

Në denoncimin e përcjellë pranë Komisioni, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro.

Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje.”
Gjithashtu, sipas Komisionit të Vettingut ka dyshime të forta që Ramadan Troci ka fshehur një apartament me sip. 140 m², në godinën pranë Pazarit të Ri, me vlerë 140 mijë euro dhe parking 20.000 mijë euro, duke i kaluar në emër të personave të tjerë.

Pretendohet se prokurori Troci nuk ka deklaruar një ndërtim pa leje me sip. 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.

Vendimi zbulon se po ashtu Ramadan Troci nuk k ajustifikuar një depozitë parash me vlerë 2.500.000 lekë dhe blerjen e një makine tip “Mercedez-Benz” me vlerë 700.000 lekë.

Vendimi i shkarkimit të tij deklaron që Troci nuk ka deklaruar gjendjen e llogarive bankare e po ashtu nuk ka deklaruar të sakta shifrat e depozitave në emër të bashkëshortes së tij.

Fshehja
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vettingut, ka konstatuar se Ramadan Trocit ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.

Gjetjet
Shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar dhe të fshehur kanë ‘fundosur’ prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Trocit, duke i kushtuar humbjen e detyrës.

Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e këstit të parë, për prenotimin e apartamentit deri në vitin 2011;
Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e bërë për blerjen e automjetit në vitin 2008;

Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e depozitës prej 2,500,000 lekë, në fund të vitit 2016;
Subjekti ka fshehur pasurinë, ndërtimin pa leje me sipërfaqe 32 m², në truall të zënë me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan, Tiranë, ndërtim i cili sipas përgjigjes së ALUIZNI-t, rezulton me kërkesë vetëdeklarimi nga ana e tij më datë 07.11.2006.

Subjekti në vazhdimësi nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare, nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij, si edhe ka kryer deklarime të pasakta lidhur me të ardhurat e përfituara.

Bazuar në indicie dhe të dhëna të rëndësishme, Komisioni, krijoi bindjen se subjekti është pronar de facto i disa pasurive të tjera, të listuara më sipër, të cilat janë regjistruar në emër të të afërmve dhe familjarëve të tij.

Vëllai i subjektit të rivlerësimit, në cilësinë e personit tjetër të lidhur, nuk justifikon me burime të ligjshme pasuritë e tij.