Woody Allen është një nga regjisorët më të njohur në botë. Një nga filmat e tij më të njohur, është edhe komedia romantike “Manhattan”, ku një 42-vjeçar, rolt të cilin e luante vetë, bie në dashuri me një 17-vjeçare.
Me sa duket, kjo ka qenë një histori reale, në të cilën protagonist ka qenë pikërisht ai. Kur ishte 41 vjeç, Allen ka nisur një marrëdhënie pasionante me një 16-vjeçare, Christina Engelhardt, e cila zgjati për shumë vite.
Ata u njohën në një restorant në Nju Jork, ndërkohë që e reja aspironte të bëhej modele. Kur u bë 20 vjeç, ajo thotë se Allen e prezantoi atë me të dashurën e re, Mia Farrow, duke mbajtur lidhje paralele me to.
Allen iu jepte drogë dhe kërkoi të bënte treshe me to. Por kjo nuk ishte një ekspereincë e re për Engelhardt. Një vit pasi ishte lidhur me Allen, ajo thotë se ai kishte rekrutuar edhe dy femra të tjera, për një orgji me të.
Engelhardt thotë se ajo kishte eksperimentuar me biseksualitetin dhe përvojat me Allen i quajti ‘interesante’. Por vendosi të ndahej me Allen, pasi u ndje xheloze kur e prezantoi Mia Farrow si të dashur, duke qenë se këtë ‘titull’ pretendonte ta mbante vetëm ajo.