Ilir Meta ka uruar Papa Franceskun me rastin e 82-vjetorit të lindjes së tij. Përmes një letre, presidenti i ka uruar jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
“Shqiptarët kanë parë tek Ju jo vetëm modestinë hyjnore që ju karakterizon por dhe udhërrëfyesin e tyre shpirtëror e mbështetësin e palodhur për kapërcimin e vështirësive të tyre, për një të ardhme më shpresëdhënëse.
Vizita Juaj pastorale në Shqipëri, në vitin 2014, si dhe më pas vendimet hyjnore për shenjtërimin e Nënë Terezës, si dhe të lumturimit e lartësimit të besimtarëve të devotshëm e klerikëve shqiptarë që u flijuan për përulësinë ndaj Hyjit, i kanë bërë shqiptarët krenarë”, shkruhet në letër.