Kryetari i Opozitës Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se ekonomia është kriminalizuar. Ka qënë ky diskursi politik i Bashës pas super-aksionit të Policisë së Shtetit ku u kapën 613 kg drogë.
Duke e mbështetur të gjithë fjalimin e tij mbi strukturën e një sofizmi politik të dalë boje, kryeopozitari Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, fill pas operacionit të Policisë.
Mediat e huaja, kryesisht ato amerikane i kanë kushtuar hapësirë në faqet e tyre kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Shqipëri.
Krerët më të lartë të Shtetit, Kryeministri Rama dhe më pas Presidenti Meta kanë shprehur përgëzimet e tyre për këtë operacion të suksesshëm të policisë duke inkurajuar më tej uniformat blu, që të vijojnë luftën frontale ndaj këtij fenomeni.
Në momentin që ky superaksion i policisë jehoi në mediat e huaja dhe morri vlerësime maksimale nga faktori vendas dhe ndërkombëtar, i vetmi që nuk e përtypi dot ishte shefi i selisë blu, Lulzim Basha.
Basha bëri akuza “non sens” ndaj Policisë së Shtetit duke mos ja njohur meritën e sikur mos të mjaftonte kjo bëri gafën e rradhës duke thënë se: “613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës.”
Fill pas deklaratës së Bashës Policia e Shtetit shprehu keqardhjen e saj ndaj këtyre deklaratave dhe sulmeve të Kreut Basha. Por Basha ka vijuar me të tjera akuza, kësa rradhe ndaj sistemit bankar. Ai u shpreh se:
“Edhe sektori bankar është përfshirë në kriminalizim. Kemi një bankë, me pronarë offshore, që quhet Abi Bank, e cila ka blerë të paktën dy banka, Alpha Bank dhe NBG, në një periudhë kohore të shkurtër”
Menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës, Zyra e shtypit të Partisë Demokratike ka bërë një korigjim të menjëhershëm pasi kishte të bënte me një lapsus. Deklarata mesa duket ishte komplet e pabazuar në fakte dhe vijonte me logjikën e çuditshme “7×7= 42”.
Basha e ka hequr barrën e rëndë të këtyre deklaratave plot lapsuse (të shpeshta) duke akuzuar mediat se përfshirja e Alpha Bank është një lapsus i paqëllimshëm, ngatërresë me emrin e një banke tjetër greke që media ka raportuar se është në tratativa për t’u blerë nga ABI Bank.”
Korrigjim për një deklaratë të Kryetarit të Partisë Demokratike
“Duke folur për kriminalizimin e ekonomisë dhe përqëndrimin e saj në pak duar, Kryetari i Partisë Demokratike përmendi përfshirjen e sektorit bankar, nëpërmjet ABI Bank. Zoti Basha përmendi blerjen prej ABI Bank të dy bankave greke NBG dhe Alpha Bank. Partia Demokratike sqaron se përfshirja e Alpha Bank është një lapsus i paqëllimshëm, ngatërresë me emrin e një banke tjetër greke që media ka raportuar se është në tratativa për t’u blerë nga ABI Bank.”/Lexo.al