Opozita ka marrë vendimin që të thyejë bojkotin. Deputetët e PD-LSI të enjten dhe të premten do të jenë në Kuvend.
Kryetari i PD, Lulzim Basha u ka komunikuar sot aleatëve opozitare vendim për thyerjen e bojkotit dhe rikthimin në seancat e së enjtes dhe të premtes në Kuvend.
Me këtë vendim ata shpëtojnë mandatet e deputetit.
Opozita do të rikthehet në Kuvend në seancën e së enjtes së kësaj jave pasi kishte bojkotuar Parlamentin që në datën 23 korrik të këtij viti.