Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jemi të gatshëm të fusim në bordin e administrimit një student ekselent”.
Në një takim të organizuar me studentë dhe pedagogë në Universitetin Bujqësor në Tiranë, kryeministri Rama duke folur për kërkesën e pestë të studentëve me anë të së cilës ata kërkojnë që në bordin e administrimit të IAL-eve të shtohet një përfaqësues, theksoi se: “për bordin e administrimit unë jam i gatshëm të bëjmë një marrëveshje që ne si qeveri të përcaktojmë një student, apo studente ekselent të zgjedhur nga ju, jo nga ne ta çojmë në bord”.
Por, shtoi ai, mos kërkoni ta fusim në ligj, pasi ne nuk bëjmë ligje që nuk i ka askush.