Lajmi i zbulimit të 613 kg kokainë në një kontejner me banane që u zbulua në portin e Durrësit është trajtuar gjerësisht edhe nga mediat botërore.
Prestigjiozet ‘New Your Times’, ‘The Associated Press’ dhe ‘Daily Mail’ i kanë kushtuar një artikull operacionit policor të koduar ‘Last Snow’. Teksa i referohen drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, tabloidet shkruajnë se kontejneri ishte nisur nga Kolumbia, ndërsa vlera e drogës ishte 180 milionë euro.
“Shqipëria është njohur edhe më parë si nga një udhëkryqet për trafikimin e marijuanës, por aksionet qeveritare kanë ulur ndjeshëm numrin e plantacioneve. Megjithëse sekuestrimet e rregullta tregojnë se trafikantët kanë ende marijuanë të ruajtura”, shkruan ‘The Associated Press’. Mes të tjerash mediat e huaja pasqyrojnë edhe itinerarin që bëri kontejneri, duke nisur nga Kolumbia, Italia dhe Malta, e më pas në Durrës.