osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama dialog me studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor: Megafoni përdoret kur nuk të dëgjojnë, jo kur tjetri të thërret për dialog

Rama dialog me studentë e pedagogë të Universitetit Bujqësor: Megafoni përdoret kur nuk të dëgjojnë, jo kur tjetri të thërret për dialog

Kryeministri Rama pas takimit me studentë e pedagogë në fakultetin e Gjeologjisë, ka vijuar ditën e sotme me një takim me studentë e pedagogë ne UBT, në kuadër të dialogut për zgjidhjen e 8 kërkesave të studentëve. Rama sapo mori fjalën, tha se ai ka shkuar aty të dëgjojë e më pas të përgjigjet.

Një student tha se pavarsisht përmirësimit, ka akoma shumë për të bërë dhe se laboratorët dhe buxheti kanë nëvojë për përmirësim. Studentja tjetër tha se a po zbatohet ligji për tarifat, pasi sipas saj, ajo në ligj e ka 300 mije lekë të vjetra, ndërsa I thuhet që të paguajë 320 mije lekë.

Kryeministri në përgjigje të tij, tha se studentët duhet të dialogojnë dhe se nuk ka asnjë rast në botë që studentët të refuzojnë të flasin për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe se do ju ishte mirënjohës nëse do të gjenin një rast të ngjashëm në botë.

Rama tha se është i nevojshëm megafoni kur nuk të dëgjojnë, por jo kur dëgjohesh plotësisht.

E folura me forcë pa argument tha Rama, nuk është vlerë e shtuar dhe se studentët sot janë shumë larg studentëve të dhjetorit të parë, të cilët u ngritën përballë një regjimi dhe kërkuan të flasin në tavolinë dhe i vajtën përballë përfaqësuesit të diktaturës dhe ja thanë në sy të gjitha dhe në fund, fituan.

Kryeministri tha se mund të mos bien dakord për të gjitha, por kjo nuk do të thotë të mos flasin. Sepse duke mos folur, rrezikojnë të humbasin dicka që e krijuan vetë.