Kryedemokrati Basha ka qenë mbreme i ftuar ne report Tv perballe gazetarit Ilir Babaramo, ki ka sulmuar ashper televizionin ku po intervistohej, se eshte i kapur.
Pas ketyre sulmeve ka reaguar pronarja e report tv dhe gazetarja, Alba Malltezi, qe i tregon Bashes se ata jane qeraxhinj ne pallatin ku Basha ne pushtet bleu 2 katet e fundit dhe ka ashensor privat.
Nga Alba Malltezi
Lulzim Basha vjen ne ReportTv dhe na i numeron te gjitha: Jeni Ertv2, te korruptuar, perfitoni miliona nga Rama. Keto jane shpifjet e Bashes.
Faktet jane keto: ne me 27 vite ne gazetari jemi ne nje redaksi me qera ne bodrumet e te njejtit pallat ku banon Basha. Basha, me 8 vite pushtet, ka blere dy katet e fundit te pallatit. Po po. Jo dy apartamente, dy kate te tera: nje per vjehrren e nje per vete.
Ai eshte beu i pallatit, ndersa ne te korruptuarit qe jetojme ne bodrumet e tij. Kjo eshte opozita. Te thuash genjeshtra ne pushtet, ndodh ne gjithe boten, por te shpifesh ne opozite kjo eshte…
Le ta gjykojne shqiptaret.
Harrova: Ka rrembyer më force dhe nje ashensor qe e perdor ekskluzivisht ai. Duke detyruar te gjithe banoret ta pranojne e ta urrejne ne heshtje. 💡⚖️💡
Ndersa Carlo Bollino shkruan:
E turpshme të dëgjosh ofendimet dhe shpifjet që sonte Lulzim Basha i drejtoi ReportTV. Dhe ishte i lirë t’i thonte pikërisht nga studio e ReportTV, sepse ne keshtu e konceptojme lirine dhe demokracine.
Pa personalitet, sulmon mediat që nuk kontrollon duke imituar anën më të keqe të Berishës. Basha kërcënoi edhe biznesmenët dhe bankat se kur do të kthehet në pushtet do të përdorë kapitalet e tyre për të shëndoshur buxhetin e Shtetit. Këtë radhë imitonte Enverin kur fliste për kulakët.
Faji më i madh i qeverisë socialiste është se në 5 vite nuk ishte në gjendje të mblidhte prova për krimet e kryera në tetë vite kur Berisha e Basha vodhën vendin e vranë njerëz.
Rezultati i kësaj indiference të gjatë është se asnjë fajtor nuk ka paguar ende, njerëzit harrojnë dhe sot këta individë, me të njëjtën arrogancë të djeshme, i lejojnë vetes të bëjnë edhe moral.