Aktorja e 130 roleve, Antoneta Papapavli, e cila në karrierën e saj të gjatë artistike mbajti titullin “Artiste e Merituar” është një nga themeluese e artit dhe kulturës shqiptare. Rolet e saj janë gjurmë në memorjen e publikut. Një personazh i kuruar, i hijshëm, ku elaganca dhe pamja e këndshme estetike që e karakterizon aktoren, bëri që ajo të diferencohej dhe të mbetej gjatë në kujtesën e një publiku të madh. Figura dhe portreti i saj është skalitur mjeshtërish në mendjen e çdo shqiptari.
Antoneta Papapavli, kjo aktore e magjishme e skenës dhe kinemasë shqiptare, prej 23 vjetësh jetonte veç në ëndrrën e saj. Ishte tërhequr nga skena dhe teatrin nuk kishte mundësi ta ndiqte, as si spektatorja e radhës së fundit.
Ajo ka lujtuar Luizën dramatike, Afroviti tekanjoze apo edhe Klean e dashuruar, por eleganca e saj skenike dhe karakteri i saj dashamirës ishte gjithmon prezentë aty, mes roleve.
Fëmijëria
Antoneta Papapavli lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938. Që në fëmijëri, pasioni i saj për artin ishte i spikatur. Që e vogël është marrë me kërcim dhe baletë, por edhe poezia nuk munguan. Në shkollën e mesme “Qemal Stafa” filluan të krijoheshin grupet e para artistike nga fundi i viteve ‘50. Ka marr pjesë dhe në grupet artistike në pallatin e kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Në fillim të viteve ‘60 hyri në shkollën e lartë për aktore, me ndihmën dhe mbështetjen e z.Tef Pali, z. Pjetër Gjoka dhe z. Pandi Stillu. Ky i fundit këmbënguli që unë ta vazhdoja dhe Institutin e Lartë të Arteve. Pas përfundimit të studimeve u emërova aktore në Teatrin Popullor Tiranë.
“Edhe 100 jetë të jetoja, aktore do të bëhesha”- mendohet të jetë shprehur aktorja gjatë intervistave të saj të shumta. Kjo tregon për dashurinë e madhe që artistja kishte për aktrimin.
Në karrierën e saj 20 vjecare, numërohen rreth 130 rolet skenike, ku dominojnë rolet teatrore.
Teatri ka qenë dashuria e parë e artistes. “Nga cdo rolë unë kanë marrë dhe kamë fituar prej tij” shprehet artistja në intervista e dhëna. Numërohën plot 50 role në TP. Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, etj. Doli në pension në tetor 1985. Për afro 30 vjet që nuk ishte ngjitur në skenë, për arsye shëndetësore.
Nëse teatri ishte dashuria e parë për artisten, dashuria e dytë mund të cilësohet padyshim kinematografia. “Kinematja të përjetëson në kohë”- shprehet artistja. Për këtë arsye edhe rolet e saj në kinema, jamë më shumta. Ja disa prej tyre:
Kur ndahesh nga shokët (1986) , nëna e Zanës
Kur hapen dyert e jetës (1986), nëna e Lizës
Hije që mbeten pas (1985), Sania, nëna e Marjetës
Nxënësit e klasës sime – (1984), Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit
Apasionata (1983), Profesorja e Mirës
Shoqja nga fshati (1980), Lefka
Si gjithë të tjerët (1981), nëna e Jetës
Kërcënimi (1981), Marina, nëna e Emës
Përtej mureve të gurta – (1979), nena e Asimesë
Ata ishin katër (1977), Anëtarja e Këshillit
Përballimi (1976), Klea
Komisari i dritës (1966), Ngjela
Shoku ynë Tili (1981), Drejtoresha e shkollës
Tinguj lufte (1976), E shoqja e Galipit
U nda nga jeta më 16 Shtator 2013
Burimi: Aktoret Shqiptare