Një aksion i autoriteteve federale amerikane ka përfunduar me konfiskimin e rreth 20 milionë dollarëve “cash”. Shuma e madhe e parave ishin të fshehura poshtë dyshekut në një apartament në Massachusetts të SHBA-së.
Prokurorët thanë se një brazilian u arrestua nën akuzë për pastrim parash, të fituara nga një skemë masive piramidale.
Ata shkuan të bënin një kontroll rutinë në apartamentin e tij, kur zbuluan shumën e madhe të parave.
28 vjeçari, Cleber Rene Rizerio Rocha, po hetohet për mashtrim dhe pastrim parash, në lidhje me një kompani të quajtur “TelexFree”, shkruan Reuters.