Nga Carlo Bollino
E turpshme të dëgjosh ofendimet dhe shpifjet që sonte Lulzim Basha i drejtoi ReportTV. Dhe ishte i lirë t’i thonte pikërisht nga studio e ReportTV, sepse ne keshtu e konceptojme lirine dhe demokracine. Pa personalitet, sulmon mediat që nuk kontrollon duke imituar anën më të keqe të Berishës.
Basha kërcënoi edhe biznesmenët dhe bankat se kur do të kthehet në pushtet do të përdorë kapitalet e tyre për të shëndoshur buxhetin e Shtetit. Këtë radhë imitonte Enverin kur fliste për kulakët.
Faji më i madh i qeverisë socialiste është se në 5 vite nuk ishte në gjendje të mblidhte prova për krimet e kryera në tetë vite kur Berisha e Basha vodhën vendin e vranë njerëz.
Rezultati i kësaj indiference të gjatë është se asnjë fajtor nuk ka paguar ende, njerëzit harrojnë dhe sot këta individë, me të njëjtën arrogancë të djeshme, i lejojnë vetes të bëjnë edhe moral.