Sot u zhvillua protesta e rradhës, por më shumë se kurdoherë tjetër kjo e sotmja zorr se mund të quhej protestë studentësh.
Në media janë denoncuar në mënyrë permanente raste flagrante kur eksponentë nga PD-LSI janë përpjekur për t’ja rrëmbyer kauzën studentëve dhe sot e shfaqën hapur qëllimin.
Studentët kanë bërë thirrje të vazhdueshme ”Jo politikë”, dhe thirrja e tyre u dëgjua nga personat e ‘duhur’.Mes studentëve protestues sot u shfaqën edhe studentë ‘pa përkatësi politike’ si Klevi Pojana.
Ai është nënkryetar i LRI, por me siguri sot iu përgjigj thirrjes së Kryemadhit për të protestuar nën logon e flamurit kuq e zi si student i “papolitizuar”.