Simpatizantë të PD dhe të LSI të kamufluar si student bllokuan për mbi tre orë qarkullimin e automjeteve te “Zogu i Zi”.
Rruga u bllokua prej orës 14:00, duke sjellë kaos në trafik. Përshkallëzimi i protestës solli bllokimin e qindra automjeteve, duke i penguar të hyjnë në Tiranë. Radhë të gjata kilometrike u krijuan në të katër akset e rrethrrotullimit.
Por kaosi i krijuar solli probleme dhe me shërbimin e urgjencës, ku dy ambulance u bllokuan duke vendosur në rrezik shëndetin e qytetarëve.