Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian ka anuluar konferencën e përbashkët me kryeministrin Ramush Haradinaj, pas takimit në Këshillin e MSA-së.
Siç raportojnë gazetarët kosovarë në Bruksel, kjo ka ardhur për shkak të tensionimit të atmosferës në takimin e MSA-së, ku temë ishte edhe taksa ndaj Serbisë.
Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, megjithatë raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE.
Kjo është hera e dytë që ndaj Kosovës BE-ja vepron njësoj pas takimit të Këshillit të MSA-së. Edhe vitin e kaluar ishte anuluar konferenca, pikërisht në një kohë kur BE-ja i bënte trysni Kosovës për Demarkacion.
Haradinaj udhëtoi sot për në Bruksel me informacionin që në agjendë është edhe diskutimi i taksës, për të cilën BE-ja dha dje një kompromis. Kompromia që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me qeverinë, e cila kërkon vetëm njohjen e shtetit si kusht për largim të taksës.